Zbulohen mbi 400 gjurmë dinozaurësh të hershëm

Më datë:

Studiuesit kinezë kanë zbuluar kohët e fundit një numër të madh gjurmësh të dinozaurëve të hershëm të Kretakut, në qytetin Konglongshan, në Kinën jugperëndimore.

Matjet gjeologjike treguan se shtresa shkëmbore që përmban gjurmët e dinozaurëve daton mbi 120 milionë vjet më parë, megjithatë shumë nga gjurmët mbeten jashtëzakonisht mirë të ruajtura.

Gjurmët e dinozaurëve u zbuluan fillimisht nga dy fshatarë të zonës, teksa kullotnin delet. Ata raportuan gjetjet e tyre në Departamentin lokal të burimeve natyrore e më pas zona e studimit u zgjerua edhe më tej, duke bërë që të gjenden edhe më shumë gjurmë të dinozaurëve. Deri tani studiuesit thanë se kishin zbuluar mbi 400 gjurmë të dinozaurëve.

Qyteti Konglongshan, emri i të cilit përkthehet “mali i dinozaurve” është një zonë e përqendruar zbulimi për gjurmët e fosilizuara të dinozaurëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...