2.5 C
Tirana

Zbardhen lëvizjet para resortit luksoz, trupi i Jan Prengës u mbështoll me qese, autorët e lanë 7 orë në një furgon

Më datë:

“News 24” ka publikuar detaje tronditëse nga vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u rrëmbye dhe u torturua më 17 janar në Kamëz.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar makinën e bardhë, me të cilën është kryer rrëmbimi i Prengës, të hyjë brenda resortit “Golden”, në Shijak.

Pak minuta më vonë, katër personat e arrestuar tashmë nga policia kanë nxjerrë trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga makina, e kanë mbështjellë me qese dhe e kanë futur brenda një furgoni.

Ky i fundit ka qëndruar për plot 7 orë i parkuar në oborrin e resortit dhe më pas autorët kanë dalë me mjete pune në duar, janë futur në furgon, dhe dyshohet se kanë shkuar për të varrosur pengun.

Ndërkohë, furgoni është rikthyer në resort pas rreth një ore./BW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...