Zarif: Kërcënimi i Trumpit për sulm, krim lufte

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Javad Zarif, ka përshkruar si “krime lufte” kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të sulmuar dhjetëra lokacione iraniane, në kohën kur po përshkallëzohen tensionet pas vrasjes së komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani.

“Goditja e lokacioneve kulturore është krim lufte”, shkroi Zarif në Twitter, shkurt kohë pasi Trump u kërcënua se do të sulmojë 52 lokacione iraniane në rast se sulmohen shtetasit apo pronat amerikane.

“Pavarësisht shkelmimit ose ulërimave, fundi i pranisë së dëmshme amerikane në Azinë Perëndimore ka filluar”, tha Zarif.

Në një sulm ajror jashtë aeroportit të Bagdadit u vranë Soleimani dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamor që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili i dha Soleimanit çmimin më të lartë shtetëror vitin e kaluar, u zotua për “një hakmarrje të hidhur” si reagim ndaj vrasjes.

Pentagoni akuzoi Soleimanin për planifikimin e një sulmi ndaj kompleksit të Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad dhe se planifikonte të kryente sulme shtesë mbi diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak dhe rajon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

‘Jemi lodhë’ – punëtorët e sektorit privat protestojnë për të drejtat e tyre në 1 Maj

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorit. E derisa në sektorin...

BRUKSEL – BE pezullon fondet për Serbinë

Bashkimi Evropian ka ngrirë fondet nga Plani i Rritjes...

Aksident në rrugën Skërficë-Sarandë, përmbyset kamioni pas humbjes së kontrollit dhe daljes nga rruga

Në rrugën nacionale Skërficë -Sarandë, në dalje të tunelit...

Tre Kongresmenë rezolutë për Kosovën në NATO

Kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, paraqitën...