2.5 C
Tirana

Zarif: Jemi të gatshëm për bisedime me Arabinë Saudite

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha të shtunën se janë të gatshëm për bisedime me Arabinë Saudite dhe se ka shumë mënyra nëse vendet fqinje duan me të vërtetë të ulin tensionet në rajon,  (AA).

Zarif po merr pjesë në Konferencën e 56-të të Sigurisë në Mynih (MSC 2020), kurse në një intervistë për BBC tha se nga Arabia Saudite kishin marrë një mesazh se ky vend ishte mbështetës i bisedimeve pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm amerikan me dron në Bagdad në fillim të janarit.

Ai potencoi se Teherani ishte përgjigjur pozitivisht ndaj propozimit të tyre, por se asnjë reagim nga Riadi zyrtar nuk kishte mbërritur pas kësaj.

“Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duan tensione në rajon. Teherani është i gatshëm të negociojë me Arabinë Saudite dhe fqinjët e tjerë. Irani e sheh sigurinë e fqinjëve si sigurinë e tij. Nëse fqinjët tanë dëshirojnë të zbusin tensionet, ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Me rëndësi është që ata me të vërtet të duan dhe të kenë vullnet”, tha Zarif.

Konferenca e 56-të e Sigurisë në Mynih (MSC 2020) nisi të premten, në të cilin çdo vit politikanë dhe ekspertë më të fuqishëm të sigurisë diskutojnë çështjet e paqes dhe sigurisë globale.

Rreth 30 kryeministra dhe krerë të shteteve, si dhe 70 ministra të jashtëm dhe mbrojtës, marrin pjesë në konferencë, e cila mbledh së bashku zyrtarët më të lartë politikë, ekonomikë dhe ushtarakë në botë. Në konferencë, e cila zgjat deri më 16 shkurt, marrin pjesë gjithashtu më shumë se 500 përfaqësues të kompanive të njohura, profesionistë të sigurisë dhe përfaqësues të sektorit civil.

Temat kryesore të konferencës së këtij viti janë rendi ndërkombëtar liberal, mbrojtja e Bashkimit Evropian (BE), konfliktet globale të tregtisë, ndryshimet klimatike, siguria kibernetike dhe konkurrenca ekonomike dhe teknologjike midis vendeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...