7.5 C
Tirana

Zaev : Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen me 5 korrik!

Më datë:

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi sot në konferencë për shtyp për mbajtjen e zgjedhjeve dhe situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Ai tha se data e zgjedhjeve është punë e kryer dhe se ato do të mbahen më 5 korrik.

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik, në mënyrë që sa më shpejtë të kemi Kuvend funksional dhe qeveri politike”, tha mes të tjerash Zaev.

Ai shtoi se zgjedhjet do të mbahen duke respektuar masat e mbrojtjes dhe rekomandimet e epidemiologëve.

Zaev foli edhe për numrin e rasteve të reja me Covid-19, ndërsa akuzoi ministrin për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, se ka lejuar mosrespektim të masave.

“Problemet që ka krijuar Naqe Çulev duhet t’i lëmë pas. Nuk ka argumente për masa të reja ekonomike, e me këtë as arsyetim për gjendje të re të jashtëzakonshme. Për këtë arsye zgjedhjet do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...