14.5 C
Tirana

Ylber Ramadani shënon në Serinë A: Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti

Më datë:

  • Ylber Ramadani ka rigjetur golin me skuadrën e Leçes. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në transfertë kundër Kaljarit.
  • 29-vjeçari ndihmoi ekipin e Di Françeskos për të mbyllur llogaritë e sfidës delikate për mbijetesën në Serinë A. Për Ramadanin, ky ishte goli i parë sezonal, teksa deri tani kishte bindur me performancat para mbrojtjes. Mesfushori tregoi emocionet e golit dhe dedikimin special për të.
  • “Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti. Jam shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për të arritur objektivin. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Tani do të vijë Interi, por përballë tifozëve tanë mund të bëjmë gjithçka”.
  • Mesfushori kuqezi mori notën më të lartë në ndeshjen kundër Kaljarit dhe siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës në Serie A. Përveçse është një nga lojtarët që vrapon më shumë në kampionatin italian, Ylber Ramadani renditet i pesti për ndërhyrje të sakta.
  • Këtë sezon, ai është shndërruar në një titullar fiks dhe ka luajtur të gjitha ndeshjet, ndërkohë që mesfushori tjetër, Medon Berisha, vazhdon të jetë i dëmtuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një shëtitje pas ngrënies mund të ndryshojë mënyrën se si truri dhe trupi reagojnë ndaj ushqimit

Të ngrënit nuk e furnizon vetëm trupin me karburant...

Balla: Rama mes folësve kryesorë në takimin e Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në mbledhjen...

Avokati i Metës flet pasi u dhunua: Jam si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ishte i...

Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles III: Drejtësia ka mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë

Charles III ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait...