13.5 C
Tirana

Xhixho: Projektbuxheti 2025, jo në shërbim të qytetarëve

Më datë:

Partia e Lirisë e ka cilësuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2025 si një buxhet jo në shërbim të qytetarëve.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nënvizon se buxheti i vitit 2025 prej 8.2 miliardë eurosh është torta që qeveria ndan për veten dhe klientët e saj, duke lënë thërrime për taksapaguesit shqiptarë.

“Pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për punët publike, ku për shkak të kostove të fryra në mënyrë fiktive, mund të vidhen më kollaj paratë e shqiptarëve”- u shpreh Xhixho.

Sipas Xhixhos, rreth 800 mijë pensionistë marrin vetëm 16 milionë euro, që do të thotë se qeveria do të vijojë të tallet me ta.

Xhixho nënvizoi me tej se nuk ka rritje pagash, ndërkohë që vendi ka pagën mesatare më të ulët në rajon.

“Nuk mbështeten shtresat në nevojë, që do të thotë thellim i varfërisë ndërsa çmimet dhe kostot e jetesës vetëm rriten. Nuk ndryshon taksa që penalizon fermerët. Vetëm 40 milionë euro për kategorinë që kontribuon me mbi 20 % PBB e vendit”- tha më tej Xhixho.

Në përmbyllje te reagimit të saj, Xhixho nënvizoi se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve të qeverisë, që do të vijojnë të përfitojnë përmes koncesioneve e tenderave. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pr.ligji “Për qeverisjen elektronike”, debate në Komisionin e Ligjeve mbi sigurinë e të dhënave

Ndryshimet e propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion...

7 efekte pozitive të kripës së detit në shëndet që nuk i dinit

Të gjithë e dimë se sa i shëndetshëm është...

Breshkat përdorin fushën magnetike të Tokës për të lëvizur

Shkencëtarët kanë zbuluar dy mënyra që shpjegojnë udhëtimin e...

Si të përgatisni në shtëpi bonbonet e dikurshme

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe...