12.5 C
Tirana

Xhaxhai i kallëzoi për mashtrim, dy vëllezërit e kërcënojnë me kallashnikov

Më datë:

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Uniformat blu thonë se kapën një 19-vjeçar dhe shpallën në kërkim vëllain e tij, 17 vjeç.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Bubq. Dy vëllezërit kanë kërcënuar me armë xhaxhain e tyre që të tërhiqte një kallëzim të bërë ndaj tyre për mashtrim.

Po ashtu, uniformat e policisë thonë se dy vëllezërit kanë kanosur edhe të atin.

“Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen”, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...