9.5 C
Tirana

Windows 11 lansohet me menunë fillestare të ridizajnuar

Më datë:

Windows 11, versioni më i fundit i sistemit operativ kompjuterik të Microsoft, do të lansohet të martën në mbarë botën si një përditësim falas për përdoruesit e Windows 10.

Dhe shefi i produktit të Windows, Panos Panay, tha për BBC se versioni i fundit është ndërtuar të jetë “i pastër dhe i freskët dhe më i thjeshtë” për përdoruesit

Ai premtoi se sistemi i ri operativ nuk do të ishte një “largim ekstrem” nga ajo që njerëzit dinë deri më tani.

Madje edhe përdoruesit më pak të pajisur me teknologji mund të “përditësohen” me lehtësi, shtoi ai.

Ai tha se përdoruesit ekspertë tashmë e kishin testuar atë gjerësisht përmes programit të provës Window’s Insider dhe ishte i bindur se nuk do të kishte probleme, duke shtuar se azhurnimi është “gati tani”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...