10.5 C
Tirana

WhatsApp ndryshon mënyrën e reagimeve gjatë bisedës, Zuckerberg lajmëron risinë: Duke nisur nga sot…

Më datë:

Një ndryshim ka ndodhur në aplikacionin WhatsApp. Mark Zuckerberg ka lajmëruar me anë të një postimi në Facebook, se në aplikacionin WhatsApp, tashmë mundësohen edhe “reagimet e shpejta”.

Bëhet fjalë për emoji të cilat vijnë si reagim ndaj një mesazhi, pak a shumë në të njëjtin format që aplikon edhe Facebook në mesazhet private.

Veçoria e reagimeve të shpejta funksionon duke shtypur gjatë mesazhin dhe më pas mund të zgjidhni emoji-t sipas temës së mesazhit dhe të reagoni në çast. Kjo bëhet për efekt kursimi të kohës.

Për shembull, nëse duam të qeshim, ne përgjithësisht shkruajmë “hahaha”, por me emoji-t me reagime të shpejta, detyra bëhet e thjeshtë dhe vetëm me një shtypje reagon ndaj mesazhit.

Në fazën fillestare, do të ketë pak emoji që do të përdoren në reagimet e shpejta, si, dashuri, fytyrë e qeshur, surprizë, trishtim dhe faleminderit, megjithëse në të ardhmen të gjitha emoji-të do të jenë të disponueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...