14.5 C
Tirana

WhatsApp mundëson hyrjen në thirrjet në zhvillim

Më datë:

Me një postim në Facebook, Mark Zuckerberg ka prezantuar funksionin e ri të WhatsApp: mundësinë për të hyrë në thirrje dhe videothirrje edhe në një kohë të mëvonshme, ndërsa biseda është ende në zhvillim.

Një menu e re e aplikacionit do të ofrojë mundësinë për të marrë pjesë në një telefonatë së bashku me përdoruesit e tjerë tashmë të pranishëm në bisedë.

Deri më tani, mënyra e vetme për të marrë pjesë në një thirrje audio ose video, është t’i përgjigjeni njoftimit që shfaqet në ekran të plotë dhe, pas këtij njoftimi nuk kishte asnjë metodë tjetër hyrjeje.

Së bashku me këtë risi, WhatsApp do t’u mundësojë përdoruesve të shohin edhe se kush është tashmë brenda bisedës, si edhe përdoruesit e ftuar, por ende jo të futur në bisedë.

Ashtu si thirrjet e tjera me zë dhe video, edhe këto do të jenë të koduara nga ”skaji në skaj”, duke ruajtur privatësinë e pajtimtarit.

Me këtë lëvizje, WhatsApp po shkon gjithnjë e më tepër drejt shërbimeve të ngjashme të përparuara të mesazheve, të tilla si Zoom dhe Teams, në rritje gjatë muajve të boom-it në punën dhe arsimin në distancë.

Nuk është ende e qartë nëse funksionaliteti i hyrjes në thirrjet në zhvillim do të jetë aktiv vetëm në smartphone ose edhe nga aplikacioni përmes desktopit, që në javët e fundit ka marrë një përditësim për thirrjet pritëse dhe videothirrjet, të kaluara më parë vetëm në versionin celular.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të...

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...