11.5 C
Tirana

Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i vizitorëve

Më datë:

Njëzetegjashtë vjet më parë, ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit.

Gati tri dekada më pas, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, kthehet në fshatin të cilin dikur pak kush e njihte.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial, ai tha se është i mahnitur nga numri i madh i qytetarëve që po e vizitojnë këtë kompleks.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu nga e gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një ceremoni përkujtimore e organizuar nga Komuna e Shtimes, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Andaj, ju falënderoj që po e mbuloni këtë [ngjarje], ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur. Faleminderit shumë”, tha ai.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, gra e pleq.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës – të dëbuar dhunshëm, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre. /KosovaPress/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...