VV-ja synon rrëzimin e Qeverisë Hoti përmes mocionit, nis mbledhjen e nënshkrimeve

Më datë:

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk është i vetëdijshëm se kjo qeverisje është ilegale dhe ilegjitime.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe joligjore. Kjo Qeveri e ka dëshmuar tashmë se është e paaftë për të qeverisur vendin… Shëndeti dhe jeta e qytetarëve po rrezikohet për shkak të keqqeverisjes me pandeminë dhe me vendin në përgjithësi. Ne nuk e dimë si shoqëri se si do të na gjejë shtatori…”, ka thënë Nagavci,

Ndërkaq, Rexhep Selimi po nga kjo parti bëri të ditur se Grupi parlamentar i VV-së sot do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mobesimit ndaj Qeverisë Hoti.

“…Nga sot Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Selimi, duke u bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare, deputetëve të përkrahin këtë mocion

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...