Vriten tre paqeruajtës të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore

Më datë:

Të paktën tre paqeruajtës të OKB-së u vranë nga një grup i armatosur i paidentifikuar në pjesën juglindore të Republikës së Afrikës Qendrore (RAQ), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar të premten, Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se ushtarët e misionit paqeruajtës të OKB-së dhe Forcat e Armatosura të Afrikës Qendrore u sulmuan nga një grup i armatosur i paidentifikuar ndërsa ishin duke patrulluar në Dekoa.

“Tre paqeruajtës nga Burundi u vranë dhe dy të tjerë u plagosën”, shtohet në deklaratë.

Duke rikujtuar se sulmet kundër paqeruajtësve të OKB-së mund të përbëjnë krime lufte, Dujarric u bëri thirrje autoriteteve të Republikës së Afrikës Qendrore të hetojnë sulmet e tmerrshme dhe të nxjerrin sa më parë autorët para drejtësisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dalje nga rruga në autostradën Fier-Lushnjë, drejtuesi i mjetit mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në...

Tre vrasje dhe 30 vite arrati, Sokol Hoxha deportohet në vend

Policia e Shtetit ka njoftuar deportimin në Shqipëri të...

Shpërthen një makinë në Laprakë, alarmohen banorët e zonës

Një makinë, e pajisur me impiant gazi ka shpërthyer...

Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti...