Vrau me thikë 34 vjeçarin në Astir, ‘arrest në burg’ për Darment Kelin

Më datë:

Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Darment Kelin, të riun i cili vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Nga hetimet paraprake, nisur edhe nga deklarimet e të dyshuarit, ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Keli e akuzonte viktimën, Amarildo Hoxhallarin se i kishte ngacmuar të dashurën.

“Pashë nga ballkoni i banesës 2 persona me motorr që po ngacmonin me fjalë të fejuarën.

Pas kësaj i thirra për të ndaluar por më ofenduan dhe kur zbrita u konfliktuam fizikisht.

Në sherr e sipër kam qëlluar disa herë me thikë Hoxhallarin, por nuk kisha për qëllim ta vrisja”, ka thënë autori para policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...

Përfaqësues të PD-së, takim me të dërguarin special të presidentit Trump

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari...

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare...