Vrau kuzhinierin, lihet në burg 41-vjeçari: Nuk ishte shefi im që të më jepte urdhra

Më datë:

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41-vjeçarin F. Shehu. Më 28 tetor ai vrau me thikë kolegun e tij Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.

Gjatë zhvillimit të seancës 41-vjecari ka pretenduar se shpeshherë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41 vjecari

Po ashtu ai ka pretenduar se viktima mbante thikë dhe thoshte “nuk e çaj kokën fare për ty”. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar.

Ndërkohë 41-vjeçari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Avokati mbrojtës i tij, Ilir Murati, ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar.

Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e F. Shehut që nga viti 2013.

Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.

Mësohet se 41-vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë.

Autori, i cili ka rezultuar më herët i dënuar po për mbajtje të armëve të ftohta, kishte rreth 7 muaj që punonte si picier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa viktima ishte kuzhinier.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...