13.5 C
Tirana

Vrau biznesmenin ne Elbasan, autori para gjykates: Me dhunonte dhe fyente vazhdimisht

Më datë:

Leonard Bashaliu është lënë sot në burg nga gjykata e Elbasanit.

Në seancën ku iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, Bashaliu ka rrëfyer edhe njëherë arsyet që e çuan në ekzekutimin e biznesmenit Ylber Xhahysa.

Sipas tij, viktima e kishte kërcënuar dhe fyer në mënyrë të vazhdueshme.

Bashaliu flet për një ritual torturues, që sipas tij, i ka sjellë njëmijë mendime në kokë, e një prej tyre ishte edhe vrasja.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht.

Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar.

Ndjehesha i rrezikuar.

Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë.

I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën.

Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë.

U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese.

Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova.

Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra.

Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”, -mësohet të jetë shprehur autori i vrasjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...