13.5 C
Tirana

Vrasja në Vlorë, 10 të shoqëruar

Më datë:

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia pas atentatit që ndodhi mbrëmjen e së hënës në afërsi të zonës së Kripës në Vlorë.

Ata janë kryesisht familjarë dhe miq të 30-vjeçarit Kristjan Marku, i cili mbeti i vdekur, por dëshmia e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit.

I riu mësohet se ka marrë 3 plumba në trup, të cilët i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka gjetur 11 gëzhoja në vendngjarje.

Marku u qëllua me breshëri teksa lëvizte në një makinë Volkswagen në autostradën Fier-Vlorë nga një tjetër makinë tip Golf.

Brenda këtij mjeti besohet se kanë qenë dy persona ndërsa këta të fundit e dogjën makinën jo shumë larg vendit të ngjarjes dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar.

Mësohet se mjeti tip Golf ishte me targa të vjedhura. Pista ku janë përqendruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

30-vjeçari Kristjan Marku ka qenë i ndaluar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin që iu bë Saimir Reçit në vitin 2023.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...

Duka rizgjidhet në krye të FShF-së edhe për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit...

Alket Rizai në dhomën e vrasjes në burgun grek, hetimet fokusohen tek pistoleta dhe siguria

Vrasja e të burgosurit Antonis Papadatos pasditen e djeshme...

Tre shqiptarë ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia për drogë, pastrim parash dhe mashtrim

Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të...