Vrasja e shkencëtarit iranian/ Zyrtari i Iranit: Janë kryer arrestime për vrasjen e tij

Më datë:

Sipas një zyrtari iranian, vendi ka arrestuar disa persona për të cilët besohet se janë të përfshirë në vrasjen e shkencëtarit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh.

Ndihmësi i posaçëm i kryeparlamentarit të Iranit për çështjet ndërkombëtare, Hossein Amir-Abdollahian, për televizionin lokal ‘Al-Alam TV’ tha se agjencitë e sigurisë kanë identifikuar “palët që urdhëruan vrasjen dhe arrestuan disa nga autorët e krimit”.

Zyrtari nuk dha ndonjë numër ose detaje lidhur me arrestimet, duke theksuar se autoritetet përkatëse do të japin më shumë informacione.

Fakhrizadeh, i cili udhëhoqi hulumtimin dhe inovacionin në Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit, u vra më 27 nëntor në periferi të kryeqytetit Teheran.

Udhëheqësit e lartë iranian, përfshirë presidenti Hassan Rouhani, kanë akuzuar Izraelin për orkestrimin e vrasjes dhe u zotuan për hakmarrje.

Fakhrizadeh është shkencëtari bërthamor i pestë i njohur iranian që është vrarë që nga viti 2010, me Teheranin që drejton gishtin nga Izraeli për të gjitha sulmet. /AA/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...