14.5 C
Tirana

Vrasja e Martin Çeços, dënohet me burg Martina Pajollari

Më datë:

Gjykata e Korçës ka dënuar me burg katër personat e dyshuar si autorë të vrasjes së Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 12 Qershor 2022.

Procesi zgjedhor zgjati për gati dy vite.

Prokuroria kërkoi dënim me burg për të katër personat, kërkesë që u pranua nga gjykata. Ndërkaq gjykata ka vendosur dënim me burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim për shtetasit e akuzuar. Konkretisht për:

Valter Mollaj – 25 vite burg

Edlir Mollaj – 23 vite burg

Martina Pajollari – 20 vite burg

Bledi Angjo – 15 vite burg

Rasti që tronditi Maliqin

I riu Martin Çeço u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në rezervuar pas dy ditësh që kishte humbur kontaktet me familjen.

Policia dhe Prokuroria e Korçës arrestuan si të dyshuar të ngjarjes kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollajn nga fshati Marjan i Korçës dhe bariun e tyre Bledi Angjo. Sipas hetuesve motiv i ngjarjes ishte fakti se viktima ishte në një lidhje me Martina Pajollarin, me të cilën u tha që ishte paralelisht në një lidhje edhe me njërin prej kushërinjve.

Më pas prokuroria vuri në bankën e të akuzuarit dhe Martina Pajollarin si bashkëpunëtore në këtë ngjarje, pasi u dyshua se kishte nxjerrë në pritë viktimën.

Sipas palës mbrojtëse në gjykim, në asnjë moment nuk u vërtetuar direkt apo indirekt lidhja e të pandehurve me viktimën.

Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt.

Ndërkaq sipas tyre në gjykatë asnjë provë nuk vërteton që Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim të vendimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...