12.5 C
Tirana

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, burg për tre të arrestuarit

Më datë:

Gjykata Penale në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe B.K., të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Bëhet me dije se seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani, ndërsa të arrestuarit u paraqitën para trupës gjykuese për njohjen me masën e sigurisë.

Po ashtu mësohet se gjatë seancës, Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, duke deklaruar se ngjarja ka ndodhur “për shkak të tronditjes së lartë psikike” që ata kanë pësuar pas “kalvarit të gjatë të gjyqeve”.

Autori i krimit ka kërkuar falje edhe dy personave të plagosur gjatë ngjarjes, duke shprehur pendesë për atë që ka ndodhur.

Ata kanë pretenduar se konflikti ka lindur për shkak të një çështjeje pronësie, të cilën, sipas tyre, “gjykatat nuk e kishin zgjidhur siç duhet”.

Ndërkohë, gjatë seancës, B.K. deklaroi se ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore ditën e ngjarjes

“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelarja më dha leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësuar

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Operacioni i SPAK/ Zbulohet roli i Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës në grupin e Martinajt”

Policia ka finalizuar operacionin për kapjen e dy personave...

Dosja “Veliaj”/ Shtyhet për në 5 janar seanca paraprake në GJKKO, kryebashkiaku largon avokatin Gjermeni

Është shtyrë për në 5 Janar seanca paraprake në...

“Tortura dhe kërcënime për 70 mijë euro, zbulohet shtëpia ku mbeti peng 39-vjeçari”

Në afërsi të Rrugës së Re në Vlorë, ku...

Nga lufta ndaj korrupsionit, te dorëzimi i detyrës, kreu i SPAK takim me studentët në Durrës: Kam qenë gjithmonë i pavarur

Në një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”...