Arrestohet në orët e para të mëngjesit të së martës, Aldo Avdylaj, i cili ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK më 2 tetor, ku u godit grupi i Rrumi i Shijakut.
Ai akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Mësohet se ai qëndronte i fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.
Gjendet autori i krimit, Aldo Avdylaj.
Gjatë momentit të arrestimit të tij, i zhvilluar dhe përmes ndihmës së forcave speciale Renea e Operacionalja, autorit i është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë.
Pak javë më parë SPAK zbardhi vrasjet dhe atentatet e këtij grupi kriminal pas zbërthimit të aplikacioneve të koduara që përdornin, duke arrestuar disa prej tyre dhe shpallur në kërkim drejtuesit e grupit.