Vrasja e bujshme në Prishtinë, Gjykata jep vendimin për Skënder Krasniqin

Më datë:

Gjykata e Prishtinës ka lënë në arrest me burg për 1 muaj Skënder Krasniqin i cili vrau djalin e tij, Albert Krasniqi, qe u cilesua si nje nder vrasjet me te bujshme atje.

Albert Krasniqi i ishte një emër i dëgjuar në Kosovë pasi ka qenë pjesë e grupit të famshëm ”Babastars” si dhe biznesmen.

Ai po ashtu ka qene menaxher i disa prej VIP-ave ndaj edhe vdekja e tij u komentua gjerë edhe ne vendin tone.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale.

I pandehuri S.K. dyshohet se me datë 27.01.2021 rreth orës17.00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin A.K. dhe si pasojë e plagëve të marra i ndjeri A.K ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...