8.5 C
Tirana

Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, arrestohen dy persona

Më datë:

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona, që lidhen me vrasjen e Albi Bashaliut, dy ditë më parë në Peqin.

Në pranga përfunduan Veiz Bashaliu dhe Mikel Xhaja, që dyshohen si përkrahës të autorëve të vrasjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit, mëngjesin e datës 27 dhjetor 2021.

Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si përkrahës të autorëve të krimit.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën hetimore, me qëlim zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit A. B.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

-V. B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.

Gjithashtu, në kuadër të kryerjes së veprimeve procedurale dhe thellimit të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë kriminale, në ndjekje e sipër të autorëve të dyshuar të veprës penale, më datë 28.12.2021, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë, Rrogozhinë, është gjetur automjeti tip “Volksëagen Caddy”, që ka qenë në përdorim nga viktima, shtetasi A. B.

Nga rrethanat e hetimit dyshohet se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...