Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një person u vra me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç, i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Sipas informacioneve paraprake, Zuko është qëlluar me armë zjarri, ndërsa dyshohet se është përdorur një kallashnikov. Autori i dyshuar u identifikua nga policia dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. Raportohet se Zuko dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë.
Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes
Në disa zona janë ngritur edhe postoblloqe policie.


