Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së

Më datë:

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për votat e Greqisë.

Ata lanë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të mos i veçuar ato në numërimin e votave të diasporës.

PD kërkonte nga Kolegji shfuqizimin e këtij vendimi të KAS.

Sipas selisë blu, votat e Greqisë duhet të vendoseshin në një kuti të posaçme pasi pretendojnë për manipulim zgjedhor në shtetin helen.

Pro kësaj kërkese të PD-së vendosi Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit u ankimua nga Partia Socialiste në KAS, kërkesë të cilën siç e cekëm edhe më lart e pranoi duke vendosur që numërimi të vijojë për Greqinë njësoj si për votat e tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...