11.5 C
Tirana

Von der Leyen: Kina të ndikojë te Rusia për paqen në Ukrainë

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bën thirrje Pekinit të luajë një rol konstruktiv në vendosjen e paqes në Ukrainë.

Von der Leyen deklaroi për ”Financial Times” ndërsa përgatitet për një vizitë të përbashkët në Kinë me presidentin francez Emmanuel Macron se ”BE është e shqetësuar për qëndrimin miqësor të Kinës me Rusinë dhe beson se Pekini duhet të përdorë lidhjet me Moskën për të frenuar luftën”.

“Kina është e aftë të ndikojë në Rusi në mënyrë konstruktive dhe për këtë arsye mban një përgjegjësi. Nuk mund të jesh në mes, nuk mund të jesh gjysma për rendin ndërkombëtar”, shtoi ajo.

Von der Leyen theksoi gjithashtu se ”presidenti Xi Jinping vizitoi Moskën muajin e kaluar, por nuk bëri një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”.

FT kujton se Macron do të ketë “gjashtë ose shtatë orë” takime me Xi në një udhëtim që do të fillojë të mërkurën në Pekin dhe do të përfundojë në Guangzhou.

Ai do të shoqërohet nga ministri i Financave Bruno Le Maire dhe ministrja e Jashtme Caterina Colonna dhe sipërmarrës nga rreth 50 kompani duke përfshirë grupin bërthamor EDF, ”Veolia” si dhe ”Airbus”, i cili po negocion një kontratë për avionë të rinj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...