Vokshi: Qeveria vjedh shqiptarët, rrit fiktivisht numrin e analizave, SPAK të nisë hetimet

Më datë:

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me koncesionin e dhenë nga qeveria Rama që ka të bëjë më analizat e check-up.

“Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up”. “Duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019”, shprehet Albana Vokshi.

Postimi i plotë i Vokshit

Qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin dhe të ngjashmit e saj, duke vjedhur shqiptarët.

Rasti i #CheckUp nuk është sukses, siç pretendon ministrja e Ramës, por është hajdutëri, është babëzi.

Mijëra analiza check up nuk ka dyshim që janë fiktive. Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up.

Më e rëndësishmja është që duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019.

Përpara shëndetit të shqiptarëve janë paratë, është pasurimi i paligjshëm i qeveritarëve, Vilma Nushit dhe veglave të tyre. Vjedhja e hajdutëve të qeverisë dhe klientëve të tyre, lë pa pagesa shtresat e varfra, personat më të pamundur, ata me aftësi ndryshe dhe invalidët.

Koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga #SPAK.

Edi Rama dhe kushdo që ka përfituar prej vendimeve të tij abuzive duhen hetuar dhe të çohet para drejtësisë.

Paratë e vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...