Vodhi ilaçet e pacientëve me COVID, lihet në burg infermieri i spitalit të Korçës

Më datë:

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermierin Nikolin Ciko.

43-vjeçari akuzohet të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit Rajonal të Korçës në datën 8 mars dhe 30 gusht të këtij viti.

Ciko vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.

Infermieri pas arrestimit u shpreh se i kishte vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer.

Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t’u ketë shitur medikamentet e vjedhura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Në kujtim të viktimave të gjenocidit, mijëra qytetarë marrin pjesë në Marshin e Paqes

Disa mijëra pjesëmarrës u nisën në këmbë nga Nezuku,...

Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës në Kosovë

Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë të mërkure e...

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miratoi tre projektligje

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, shqyrtoi dhe...

Mitsotakis në Samit: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, themeli i aleancave

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se samiti i...