Vlorë — I burgosur autori që qëlloi për vdekje djalin e xhaxhait me 5 plumba; 32-vjeçari: “S’jam në gjendje të flas”

Më datë:

Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën ‘Arrest me burg’ për Bertil Alliaj, 32-vjeçarin i cili qëlloi për vdekjeme 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç disa ditë më parë.

Gjatë seancës 32-vjeçari citohet të ketë dëshmuar se nuk është në gjendje të flasë dhe se është dakord me çdo fjalë të avokatit.

Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai u dorëzua pas thirrjeve të policisë. Deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.

‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, tha Bertil Alliaj pasi  u arrestua.

Bertil Alliaj gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, si dhe i dënuar në mungesë me 35 vite burgim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...