21.5 C
Tirana

VKM për kazinotë, PD: Edi Rama thyen premtimin për lojërat e fatit. Ortakëria me krimin mbi interesin e familjeve shqiptare

Më datë:

PD ka reaguar përmes sekretarit për cështjet ligjore, Çlirim Gjata lidhur me VKM për cëljen e kazinove në disa zona në Tiranë. Në një dalje për mediat Gjata tha se në fshehtësi kreu i qeverisë ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit.

Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se cdo premtim që ju ka bërë qytetarëve.

Kjo prerje në besë e atyre mijëra familjeve para të cilave u zotua, ky vendim kriminal duhet të hetohet menjëherë nga SPAK-u si rasti tipik i kapjes së shtetit. Faktet sic i dëgjuat dhe i patë vetë me zë dhe me figurë, flasin vetë.” u shpreh Gjata.

Deklarata e plotë:
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë javë në Shqipëri. Nën panikun e humbjes së thellë që e pret, Edi Rama shkelur me të dyja këmbët një premtim që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

Në fshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit. Pasi gënjeu se do ti mbyllte ato përfundimisht, ai po kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit.

Pse ky është një biznes i pisët i Edi Ramës? Ja ku i keni faktet që shqetësimi i Edi Ramës nuk janë familjet shqiptare, por paratë që i duhen në ortakëri me krimin:

Gjatë qeverisjes së tij, nga 920 pika të lojërave të fatit ato u katërfishuan në 4200. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy vjet, 2014 -2016, buxhetit të shtetit ju vodhën 375 milionë euro nga evazioni i lojërave të fatit.

Kjo shpjegon se pse edhe më parë Edi Rama premtoi se do ti mbyllte lojërat e fatit në 2016 dhe pikërisht në prag të zgjedhjeve të 2017 i shtyu ato edhe 2 vjet ato me gënjeshtrën qesharake se nuk i bindte dot deputetët e tij.

Dhe ja ku e nxori përsëri kokën. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijëra familjeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do ti jepte fund një plage të madhe sociale.

Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se cdo premtim që ju ka bërë qytetarëve.

Kjo prerje në besë e atyre mijëra familjeve para të cilave u zotua, ky vendim kriminal duhet të hetohet menjëherë nga SPAK-u si rasti tipik i kapjes së shtetit. Faktet sic i dëgjuat dhe i patë vetë me zë dhe me figurë, flasin vetë.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/3607563675945183

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...