Vjosa Osmani para Samitit në Tiranë: Do të kërkojmë njohjen e Kosovës

Më datë:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve në kuadër të samitit që do të zhvillohet në vijim për Ukrainën.

Osmani është takuar me Presidentin ukrainas Zelensky dhe kryeministrin Rama, ndërsa ka thënë për mediat se në samit do të shprehet mbështetja për Ukrainën duke folur për hapa konkretë.

Osmani: Ka shumë rëndësi sepse do kemi mundësi që si aleatë në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç kemi bërë nga dita e parë e agresionit të paprovokuar rus. Këtë do ta bëjmë edhe më tej. Sot në samit do të flasim për hapa konkretë.

A do të kërkoni njohjen e Kosovës nga Ukraina?

Osmani: Këto janë çështje bilaterale, do ta bëjmë një kërkesë të tillë me mirëkuptimin e plotë se Ukrainë është në situatë lufte dhe jam e bindur se ai moment do të vijë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LONDËR- Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

Ndërtesa në numrin 3 të rrugës Savile Row në...

Ecja më shumë nuk përkeqëson dhimbjet e gjurit, zbulimi i ri sfidon frikën nga lëvizja

Një studim i ri japonez sugjeron se rritja e...

Përplasjet në protestë lënë 8 persona të plagosur, mes tyre efektivë dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin...

Tensione në protestë, fishekzjarrë e gurë drejt policisë, autobotët zbresin në aksion

Vijojnë tensionet gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”...