Vjena dhe Austria e Ulët zgjasin “bllokimin” deri më 2 maj

Më datë:

Ishte planifikuar që landet Vjena, Austria e Ulët dhe Burgenland të përfundojnë “bllokimin” e masave të dielën e ardhshme, por kjo gjë nuk do të ndodhë.

Ato do të vazhdojnë të mbesin në fuqi të paktën deri më datën 2 maj. Kështu, të gjitha dyqanet tregtare (përveç atyre ushqimore, farmacive dhe higjienikë) do të mbesin të mbyllura.

Nga ana tjetër, shkollat do të rihapen më herët. Mësimi online do të vazhdojë vetëm deri më 25 prill.

Nga data 26 prill fëmijët do t’u kthehen bankave shkollore. Kështu ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig.

Siç shkruajnë mediat austriake, Ludwig ka thënë se numri i infeksioneve të reja vazhdon të mbetet rreth 250 në ditë, ndërkohë shqetësuese mbetet rritja e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv.

“Unë e di që këto masa janë jopopullore”, theksoi Ludwig në deklaratën e tij për shtyp. “Por, nuk kemi mundësi tjetër. Për shkak të ashtuquajturit mutacion britanik, ne jemi në një situatë krejtësisht të re”, ka shtuar ai.

Gjithnjë e më shumë pacientë të rinj janë duke u prekur nga ky virus.  Mutacioni përhapet shpejt dhe është shumë agresiv. “Mund t’i ndodhë çdokujt”, paralajmëroi kryetari i Bashkisë së Vjenës.

Kryetari Ludwig me tej ka shtuar se ende nuk është informuar se përveç Vjenës, a do të zgjasin “bllokimin” edhe dy landet e tjera: Austria e Ulët dhe Burgenland, të cilët në të njëjtën ditë dhe me një miratim të përbashkët kishin vendosur për masat.

”Unë nuk besoj se ata do të presin deri të premten për të marrë vendim”, ka theksuar ai. Megjithatë, vetëm disa orë më vonë u njoftua se edhe Austria e Ulët vendosi për zgjatjen e masave.

Michael Ludwig po ashtu ka njoftuar se tashme është vendosur se nga 26 prilli nxënësit të rifillojnë mësimin në bankat shkollore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...