14.5 C
Tirana

Vizita e Çelës dhe Dumanit në Belgjikë, fokusi tek antimafia dhe sekuestrimi i aseteve

Më datë:

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Belgjikë në datat 18–19 nëntor, ku u takuan me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës, Ann Fransen.

Në delegacion morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve.

Takimi u organizua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve dhe si vijim i takimeve të zhvilluara një vit më parë në Tiranë.

Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme, diskutimet u fokusuan te bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimi i produkteve të veprës penale, përdorimi i kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimi i hetimeve dhe krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me ndihmën juridike ndërkombëtare, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim vlerësuan shumë pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizuan rëndësinë për zgjerimin e mëtejshëm të tij përmes shkëmbimit më të gjerë të informacioneve, me qëllim hetimin e plotë të aktiviteteve kriminale që prekin të dy vendet.

Gjatë bisedimeve u diskutua gjithashtu për nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rritjes së efikasitetit në zbatimin e legjislacionit antimafia, duke synuar rritjen e kapaciteteve për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale të subjekteve të hetuara ose të dënuara në Shqipëri dhe Belgjikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë një përfitim surprizues nga lëngu i portokallit

Një dietë e balancuar është çelësi i një jete...

Zgjerimi i BE-së, PE: Mos përdorni çështjet dypalëshe për të bllokuar integrimin

Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mes shteteve anëtare të BE-së...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit...

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të...