10.5 C
Tirana

Virusi kinez, Greqia konfirmon rastin e parë me HMPV

Më datë:

Greqia ka konfirmuar rastin e parë në vend me virusin e quajtur metapneumovirus (HMPV). Virusi ka prekur një 71-vjeçar në Selanik. “Greek City Times” shkruan se vajza e të moshuarit ishte kthyer së fundmi nga një udhëtim në Kinë duke ngritur shqetësime për transmetimin e mundshëm.

Vetëm disa ditë pas kthimit të saj, 71-vjeçari nisi të kishte simptomat e virusit dhe kërkoi kujdes mjekësor në një klinikë private, ku u shtrua më 3 Janar.

Infektimi me këtë virus u zbulua pas bërjes së testit, i cili rezultoi pozitiv të hënën.

Para diagnozës, pacienti ndante një dhomë me dy persona të tjerë. Pas konfirmimit, ai është vendosur menjëherë në izolim dhe kanë nisur procedurat e gjurmimit të kontaktit. Raportohet se gjendja e pacientit është përkeqësuar të martën.

Ndërkohë, ISHP thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë rast deri më tani të konfirmuar në laborator me virusin HMPV. Në 95 % të rasteve, metapneumovirusi i njeriut, HMPV i ngjan shenjave të rrufës.

Më të prekurit janë fëmijët nën 6 vjeç dhe të moshuarit. Specialistët thonë se nuk ka vend për një pandemi pasi virusi ka qarkulluar prej vitesh në popullatë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...

Dosja “Veliaj” në pritje, seanca më 12 dhjetor. Avokatët nuk kryen mbrojtjen

Është shtyrë për në datën 12 dhjetor seanca paraprake...