Virologu italian Bassetti: Covid në mars ishte një tigër vrasës, tani është një mace e egër

Më datë:

Te koronavirusi duket se metafora e kafshëve funksionon.

“Në muajin mars kishte një sërë ambulancash që mbërrinin në dhomën e urgjencës. Kishim para nesh një tigër vrastar dhe të egër, sot kemi një mace të egër.

Eshtë e qartë se diçka ka ndodhur; koronavirusi është më pak virulent, ka më pak ngarkesë virale dhe këtë e ka demonstruar laboratori San Raffaele.

Gjithashtu ka ndryshuar ashtu siç ka verifikuar laboratori në Brescia” – kështu është shprehur italiani Matteo Bassetti, drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive në spitalin San Martino në Xhenova dhe anëtar i grupit të punës Covid të rajonit Liguria.

Duke folur për deklaratat Alberto Zangrillo, shefi i Njësisë së Anestezistëve në spitalin San Raffaele në Milano, i cili dje tha se koronavirusi “klinikisht nuk ekziston më”, Matteo Bassetti tha se “Në Itali kemi dhjetëra studime klinike të gatshme për të filluar për Covid-19, por ne nuk kemi mjaftueshëm pacientë që do të përfshihen në studime.

Duket se nuk ka patologji serioze dhe se ka shumë pak qarkullim të koronavirusit. Të dhënat e fundit të Mbrojtjes Civile tregojnë një rritje të raste të reja në pothuajse të gjitha Rajonet prej 0,1%

“Por edhe pse të dhënat janë pozitive, kjo nuk do të thotë ‘Liri për të gjithë dhe në gjithçka’, nuk është ky mesazhi – thotë Bassetti – Sëmundja është ndryshe nga më parë, por virusi është akoma në qarkullim, për këtë arsye është e nevojshme të respektoni distancimin fizik, të përdorni maskë dhe të lani gjithmonë duar.

Këto masa, të paktën deri në muajin qershor, janë thelbësore – përfundon specialisti i sëmundjes infektive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...