13.5 C
Tirana

Vijojnë kontrollet në plazhet e Shëngjinit, në sitë 20 subjekte, nuk konstatohen shkelje

Më datë:

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra në Shëngjin.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup të FNSh, grup të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Kune, Shëngjin.

Deri në këto momente janë kontrolluar 20 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamarieri

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të...

SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH-së, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës...

Momenti i sulmit në Lushnjë: Të maskuar dhe me armë automatike qëllojnë “Julin e Pashakos”

Atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës...

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori...