15.5 C
Tirana

VIDEO/ Rama takon Presidenten e KE Ursula von der Leyen, Konferenca e donatorëve në fokus

Më datë:

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur takimet e tij me zyrtarë të lartë të BE dhe ndërkombëtarë në prag të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt të organizuar në Bruksel.

Dhe pikërisht pas ndalesës në Berlin, ai udhëtoi drejt Brukselit për të takuar organizatoren e Konferencës së Donatorëve, Presidenten e KE Ursula von der Leyen si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në cilësinë e kryetarit të OSBE.

“Pas pak në një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen”, shkruan Rama në “Facebook”.

foto galeri foto galeri

Takimin me Ursula von der Leyen Rama e zhvillon për të siguruar përkrahjen e liderëve të vendeve të BE apo institucioneve të larta të saj apo ndërkombëtare në mënyrë që në Konferencën e Donatorëve të mbajtur nga KE të përfitohen sa më shumë donacione të cilat do të shkojnë për Shqipërinë në kuadër të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shifra e dëmeve është 1 miliard euro dhe Rama e ka bërë të qartë se donacionet nga BE nuk do të mjaftojnë për të përmbushur të gjitha nevojat.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria, rekord me shpejtësinë e procesit të integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se Shqipëria...

Rama nga Berlini: BE-ja mbetet e paparashikueshme, por 2030 mbetet objektivi ynë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se objektivi...

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...