VIDEO/ “Integrimi në BE, peng i Edi Ramës”, Tabaku zbulon arsyet…

Më datë:

Jorida Tabaku, ish-deputete e PD-së, ka publikuar një video në rrjet, ku rendit arsyet pse integrimi i Shqipërisë në BE është peng i keqqverisjes së Edi Ramës.

Tabaku sjell në vëmendje deklaratat e Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili vë theksin te kërkesat e larta të azilkërkuesve shqiptarë në Francë dhe vendet e BE-së. Një tjetër arsye, sipas Tabakut, është niveli i lartë i korrupsionit, që pasqyrohet edhe në raportet e organizmave ndërkombëtare, ku Shqipëria ka humbur vende në renditjen globale.

“Edi Rama ka dështuar”, thuhet në fillimin e videos së publikuar nga ish-deputetja, sipas të cilës “integrimi i Shqipërisë nuk është peng i vendeve të BE, por i keqqeverisjes së Edi Ramës”.

“Krimi, dhe korrupsioni që kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve dhe rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm janë arsyet që na lënë ende jashtë Europës. Dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri! Edi Rama ka dështuar”, shkruan Tabaku në rrjet.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...

Ambasadori amerikan në SPAK, shoqërohet nga senatorë të SHBA-së

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...