VIDEO/ Gjithçka e shkrumbuar, ç’mbeti nga vendi ku u dogj 2-vjeçari, 7 fëmijët e familjes po luanin me shkrepëse kur…

Më datë:

Gazetari Elidon Ndreka sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të rënda nga banesa e djegur në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku u nxor i vdekur një fëmijë 2-vjeçar. Siç shihet nga pamjet, që sjell “BalkanWeb”, nga zjarri është shkrumbuar gjithçka.

Ndërkohë, gazetari Ndreka sjell detaje të reja nga ngjarja tragjike, ku sipas tij, familja kishte shtatë fëmijë dhe kishte probleme ekonomike.

Mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë, e cila është djegur e gjitha, dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë, që falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk është djegur e gjitha. Ndërkohë, dyshohet që fëmijët të kenë qenë duke luajtur me një shkrepëse, gjë që ka shkaktuar edhe zjarrin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja mban homazhe dhe festime për 26 Marsin, Ditën e Demokracisë

Qyteti i Kavajës përkujtoi sot Ditën e Demokracisë, një...

Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani u zotua se nuk do të...

Gara në PD, Berisha: Salianji u vetëpërjashtua, ne e respektuam me post pas daljes nga burgu

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë...

DPTTV: Mos e lini vonë pagesën e detyrimeve për vitin 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV)...