VIDEO/ Era rrëzon objektet nga tarraca e pallatit në Tiranë, shpëton për mrekulli një automjet

Më datë:

Pamjet e sigurisë së një biznesi kanë filmuar momentin kur era e fortë ka rrëzuar objektet nga tarraca e një pallati. Ngjarja është shënuar në zonën e Freskut në Tiranë.

Sikurse shihet në video, një automjet ka shpëtuar për mrekulli. Vetëm 1 sekondë pasi ka kaluar, në rrugë bien menjëherë objektet nga tarraca. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar.

Moti i keq dhe stuhia e erës goditi ditën e sotme Tiranën dhe disa qytete të tjera. Në kryeqytet, shpejtësia më e lartë e erës u regjistrua 64 km/h, sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë.

Në disa zona u rrëzuan pemë, por për fat të mirë nuk ka patur të lënduar. /tvklan.al

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” hapet më 1 korrik, Ibrahimaj: Financim me garanci sovrane dhe interesa 2-3%

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot...

Sula paralajmëron inspektorët: Stop gjobave të padrejta ndaj bizneseve

Inspektori i përgjithshëm Dashnor Sula së bashku me një...

Kryeministri Rama: Ka ndërhyrje të jashtme në protesta, përmenden vende kundër integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama i cilësoi reagimet e fundit, siç...