Vetting/ Kreu i GJKKO Sandër Simoni para KPK, ILDKP: E justifikon pasurinë, ka deklarim të saktë

Më datë:

Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni ka dalë para Vettingut në seancën e parë dëgjimore në KPK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas ILDKPI Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të pasurisë dhe për më tepër e justifikon atë. Ka vetëm një mospërputhje në mobilimin e shtëpisë por ka bërë deklarim të saktë.

Relatimi i KPK: Raporti i ILDKP konstaton se ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt interesi. Nga hetimi administrativ i thelluar rezulton se: -apartament 160 m2 në Tiranë, vlerë 6.5 mln lekë. Burim, kredi bankare dhe të ardhura nga pagat. Zrpp Tiranë ka konfirmuar pasurinë e mësipërme e blerë në vitin 2003-2004. Komisioni ngrii dyshime për vleren e apartamentit dhe i kërkoi shoqërisë kontrata të tjera të së njëjtës periudhë me qëllim krahasimin. Nga krahasimi me 5 kontrata doli se apartamenti ishte blerë me vlere më të ulët se të tjerët. Shpenzimet për mobilim apartamenti dhe ceremoni martesore në vitin 2007, ka pasur si burim kredi 700 mijë lekë, 800 mijë lekë kursime dhe 400 mijë lekë.

Banka konfirmon kredinë, që tashmë është përfunduar. Banka tjetër konfirmoj tërheqjen 800 mijë lekë. Për shumën 400 mijë lekë, banka konfiemon tërheqjen e shumës. Shpenzimet e mobilimit rezultojnë të jenë 1.4 mln lekë, kursime dhe dhuratë nga vëllai. Subjekti justifikon në burime të ligjshme shpenzimet për ceremoninë martesore. Duket se ka mospërputhje sa i përket mobilimit. Subjekti ka pasur mundësi financiare për pasurinë. Në lidhje me konflikt interesi me administratorët e shoqërisë ndërtuese, nuk ka rezultuar asnjë konflikt interesi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...