Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një 30 vjeçare ka humbur jetën.
Sipas uniformave blu, dyshohet se e reja është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati.
Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni.
“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë.


