12.5 C
Tirana

Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri sot të ditur se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime janë dhënë për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.

Konkretisht, ministri publikoi edhe shifrat për ndarjen e dëmshpërblimeve nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, sipas bashkive.

Delvinë – 36 milionë lekë; Dibër – 10,5 milionë lekë; Gramsh – 86,6 milionë lekë; Has – 0,7 milionë lekë; Rrogozhinë – 1,8 milionë lekë; Krujë – 146 milionë lekë; Kukës – 0,6 milionë lekë; Librazhd – 0,2 milionë lekë; Peqin – 4 milionë lekë; Tepelenë – 0,3 milionë lekë; Kamëz – 2 milionë lekë; Maliq – 1,2 milionë lekë; Finiq – 40 milionë lekë; Dropull – 7,7 milionë lekë; Malësi e Madhe – 6,6 milionë lekë.

Vera e 2025-ës është cilësuar si më e vështira në Shqipëri për shkak të dëmeve të shumta nga zjarret. Kompensimi për dëmet nga zjarri përfshin periudhën nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

KINE – Xi takohet me kryeministrin britanik Starmer

Presidenti Xi Jinping priti kryeministrin britanik Keir Starmer, në...

Tabaku: Profesionet e lira nuk marrin dot shërbimet bazë nga tatimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon ndërhyrje urgjente të BE-së për bllokadat në transportin e mallrave

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj çrregullimeve...

MEPJ: Kongresi i SHBA, në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet paraqitjen...