Vendimi për të kufizuar qeverinë/ Përfaqësuesit e opozitës: Institucionet e shkelën! Shpërndanë legalizime, Balluku u kamuflua me fjalën “tender”

Më datë:

Ditën e sotme, në mbledhjen e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, epiqendra e bisedimeve ishte vendimi i KQZ-së për të kufizuar qeverinë, sa i takon dhënies së PPP-ve apo veprimtarive të tjera në periudhën parazgjedhore.

Kështu, nga e premtja e shkuar, qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve.

Por përfaqësuesja e PD-së në KQZ, Helga Vukaj deklaroi se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke u kamufluar me fjalën “tender”, lancoi dje koncesione të tjera.

“Do doja të veçoja një lancim që sapo e dëgjova në disa media, i cili është pikënisje e një trumbetimi, një prej ministrave të kabinetit, që në kamuflimin e fjalës tender fsheh një koncesion ose lancon koncesione të reja. Palët nuk e kanë konsideruar aktin tonë. Duhet vëmendje nga komisioneri”, tha ajo.

Balluku foli për projektin e ndërtimit të rrugës Milot-Fier, për të cilën u shpreh se tenderi do të rihapet më 20 janar të vitit 2021.

Edhe përfaqësuesi tjetër i opozitës, Muharrem Çakaj tha se një prej deputetëve të PS-së, Bujar Çela, ka shpërndarë leje të legalizimit.

“Në datë 26 më ka ardhur një denoncim për një deputet që jep leje legalizimi. Jo më larg se dje, i njëjti deputet i PS-së, shpërndarjen e lejeve të legalizimit e ka kryer sërish”, tha Çakaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...