Vendet ku kanë ndodhur rreth 40% e vdekjeve nga COVID në SHBA, drejtësia amerikane kërkon hetim

Më datë:

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se po shqyrtonte mundësinë për të hetuar katër shtete lidhur me rregullat që kërkojnë nga shtëpitë e pleqve që të pranojnë pacientë me koronavirus, duke thënë se rregulloret mund të kenë çuar në vdekjen e mijëra pacientëve të moshuar.

Të katër shtetet në fjalë – Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensilvania dhe Miçigani – drejtohen nga guvernatorë demokratë. Ligjvënësit republikanë dhe kritikë të tjerë, prej kohësh kanë pohuar se rregullat e vëna kanë shkaktuar një numër të lartë vdekjesh në mënyrë disproporcionale në institucionet e kujdesit afatgjatë në këto shtete.

Në letra të veçanta për guvernatorët e të katër shteteve, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Eric Deriband ka kërkuar të dhëna të shumta, që nga numri i njerëzve që u pranuan në shtëpitë e të moshuarve, pasi ishin prekur me koronavirus, e deri tek numri i viktimave në këto institucione.

Më shumë se 40% e afro 180 mijë vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me azilet e pleqve, sipas një analize nga gazeta New York Times.

Në Nju Jork, guvernatori Andrew Cuomo u përball me kritika lidhur me një urdhër të lëshuar në muajin mars që kërkonte që shtëpitë e të moshuarve të pranonin pacientë të infektuar me koronavirus.

“Asnjë banori nuk duhet t’i refuzohet ripranimi apo pranimi (në azilin e pleqve) vetëm bazuar në diagnoza të dyshuara apo konfirmuara me COVID-19”, thuhet në urdhrin e dhënë nga zoti Cuomo më 25 mars.

Nën presion, ai ndryshoi urdhërin në muajin maj, duke thënë se vetëm pacientët që kishin rezultuar negativë mund të dërgoheshin në shtëpitë e pleqve.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë tha se po shqyrton nëse do të hapë hetime sipas një ligji federal që mbikëqyr të drejtat civile të banorëve në azilet e pleqve.

“Divizioni i të Drejtave Civile kërkon të përcaktojë nëse urdhërat e shteteve që kërkonin pranimin e pacientëve me COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve janë përgjegjës për vdekjet e banorëve në azilet e pleqve”, tha Departamenti i Drejtësi në një dekleratë.

Zëri i Amerikës po kërkon reagime nga zëdhënësit e guvernatorëve të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvania dhe Miçigan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO rrëzon akuzat për ish-kreun e KPP, mbyllet çështja për tenderin 2.2 mln euro

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK...

Parlamenti Europian, Balla flet për projektet e Vlorës: Aeroporti dhe investimi në Zvërnec

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit...

Pirdeni jep lajmin për negociatat: Shqipëria avancon me tre kapituj të rinj me BE-në

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Dhuna ndaj 17-vjeçares, nëna: E strehova tek të afërmit nga frika, kishte shenja në trup

Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare...