13.5 C
Tirana

Vendet e Lindjes së Mesme me masa ndaj koronavirusit

Më datë:

Në Jordan, ku janë raportuar 153 raste të konfirmuara të Covid-19, qeveria ka lehtësuar masat e izolimit. Ministrat kishin njoftuar se njerëzit nuk do të lejoheshin të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe se komunat do të shpërndanin mallra thelbësore si bukë dhe ujë, raporton BBC.

Por, kryeministri, Omar Razzaz, tha se njerëzit tani do të lejohen të dilnin nga shtëpitë gjatë ditës për të shkuar në dyqanet ushqimore lokale, furrat buke dhe farmacitë.

Në zhvillime të tjera:

Izrael: Qeveria ka aprovuar kufizime të reja që do të hyjnë në fuqi në orën 17:00. Mediat izraelite raportuan se me gjasë njerëzve do tu kërkohet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Pesë persona kanë vdekur në Izrael dhe 2.030 të tjerë janë infektuar.

Iran: Presidenti, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar se qeveria e tij është e vendosur të zbatojë masa të reja të ashpra kundër koronavirusit. Ai tha se ato do të përfshijnë kufizime në lëvizje dhe mbase do të jenë “të vështira” për qytetarët. Pavarësisht se është vendi më i goditur në rajon, Irani deri tani ka rezistuar të vendosë masa të ashpra të izolimit. Vendi, ka raportuar 2,077 vdekje të lidhura me raste Covid-19 dhe 27.017 të infektuar, megjithëse shifrat aktuale mendohet të jenë shumë më të larta.

Emiratet e Bashkuara Arabe: Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë raportuar 248 raste të konfirmuara dhe dy vdekje, si dhe kanë mbyllur gjitha aeroportet e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...