15.5 C
Tirana

Veliaj takon ish-ushtarakët te Njësia 1: Shqipërisë nuk i duhen dezertues, por njerëz që i bëjnë ballë çdo lufte, siç ishte tërmeti dhe pandemia

Më datë:

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në Njësinë 1, ku u takua me veteranë dhe ish-ushtarakë, me të cilët ndau lajmin e mirë se u zgjidh edhe ngërçi i fundit që kishte të bënte me pensionet e tyre.

Duke folur me gjuhën e ushtarakëve, Veliaj theksoi se Shqipërisë nuk i duhen dezertues, por njerëz që i bëjnë ballë çdo lufte, siç ishte tërmeti dhe pandemia.

“Në ushtri, kur ikën nga lufta quhesh dezertor. Reparti i deputeteve është Parlamenti, reparti i kryetarëve të bashkisë është bashkia, reparti i këshilltarëve bashkiakë është Këshilli Bashkiak. Luli kishte 42 oficerë në repartin e parë, dezertuan.

Kishte 25 kryetarë bashkie, dezertuan. Kishte 1200 këshilltarë bashkiakë, dezertuan. Më thoni një njeri që dezerton tre herë dhe tani kërkon të drejtojë prapë një kompani?”, vijoi Veliaj.

Ndërsa, LSI-ja, tha ai, po sjell si kandidatë për deputetë njerëz të larguar nga Reforma në Drejtësi. Veliaj ironizoi Presidentin Meta, kur tha se nuk ka mbetur njeri pa u bërë “Nder i Kombit”.

“Reforma në Drejtësi largoi një tufë me gjyqtarë e prokurorë, të cilët tani LSI po na i sjell si kandidatë për deputetë. Se nëse Luli është gjumash, këta të LSI-së janë komplet të falimentuar moralisht.

Nuk kanë lënë njeri pa bërë Nder i Kombit. Takova disa aktorë që më thanë se u vjen turp të quhen “Nder i Kombit”, kur shohin se kush po i merr këto tituj.

Me sa duket, titulli Nder i Kombit ka pësuar një inflacion të jashtëzakonshëm, është bërë si majdanozi, 5 lekë tufa”, përfundoi Veliaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...