21.5 C
Tirana

Veliaj propozon bashkëpunim mes Bashkive nga Rrogozhina: 10 mijë fermerë kanë aplikuar për përgjysmimin e çmimit të naftës

Më datë:

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se 10 mijë fermerë kanë aplikuar deri tani për të përfituar përgjysmimin e çmimit të karburantit.

Deklaratat Veliaj i bëri gjatë një takimi me fermerët e zonës së Rrogozhinës.

Ai ndau me fermerët e Rrogozhinës edhe një propozim, që bashkitë e Tiranës, Vorës, Rrogozhinës, Kavajës dhe Kamzës të bashkëpunojnë mes tyre për t’i ardhur në ndihmë sektorit të bujqësisë.

“Propozimi im është që, Rrogozhina dhe 4 bashkitë e tjera të qarkut të Tiranës, të bëjmë një marrëveshje dhe secili prej nesh me mjetet e veta, t’i çojmë aty ku ka nevojë.

Ne si bashki, që kemi eskavatorë, mund t’i sjellim të shërbejnë këtu.

Të përgatisim një marrëveshje kuadër, ku themi, kjo është një flotë e përbashkët, dhe flota shkon aty ku ka nevojë.

Nëse Tirana ka pak nevojë dhe i ka të lira mjetet e saj, mund t’i çojmë të gjitha mjetet aty ku prodhohet”, sqaroi Veliaj për fermerët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...