13.5 C
Tirana

Veliaj inspekton punimet te “Qazim Turdiu”: 5 shkolla të reja në “Don Bosko”, po i ndërtojmë me të njëjtën cilësi si te Liceu Artistik

Më datë:

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën “Qazim Turdiu”, e cila pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit po ringrihet nga themelet, duke i rritur në të njëjtën kohë vlerën gjithë zonës.

“‘Don Bosko’ ka qenë prej kohësh një nga zonat e lakmuara të Tiranës, por imagjinoni sa e lakmuar do të jetë tani që po i shtohen shkollat në çdo cep të Njësisë 9. Po mbarojmë dy shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në fund të “Don Boskos”; po mbaron shkolla “Andrea Stefani” te “Shqiponja”, në ekstremin e Njësisë 9; po ashtu, po bëhen edhe dy shkollat e reja “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”, që janë si dita me natën me çfarë trashëguam”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se me përfundimin e tyre, banorëve të zonës do iu rritet vlera e pronës prej faktit se kanë shkollën afër.

Veliaj tha se shkolla “Qazim Turdiu” është konceptuar si një kampus. “E kemi shfrytëzuar territorin që ‘zemrën’ ta ketë bosh; pra, terrenet sportive dhe oborri në qendër, kurse hyrja të jetë si në lindje, edhe në perëndim të shkollës. Po aplikojmë të njëjtin standard cilësie që kemi vendosur tek Liceu Artistik dhe shkolla “Servete Maçi”. Fokusi tek terrenet sportive i përshtatet dhe kohës, ku gjithmonë e më shumë po inkurajojmë fëmijët të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, të shfrytëzojmë ditët me diell, si kjo e sotmja”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...